Ajo përmes një postimi në facebook ka treguar arsyet pse sot nuk votoi kandidaten që u propozua nga Lëvizja Vetëvendosje.
Selimi ka deklaruar se qëndrimi i saj ka të bëjë pikërisht për shkak të deklaratave të Gërvallës kundër bashkëshortit të saj, Rexhep Selimit.
“Në përgjigje të interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik lidhur me arsyen se pse nuk mora pjesë në votim gjatë seancës së sotme, dëshiroj të sqaroj se mospjesëmarrja ime nuk lidhet me motive partiake. Ajo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim. Këtë shpjegim po e bëjë për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. I falënderoj për mirëkuptimin kolegët, aktivistët dhe votuesit e Lëvizjes”, ka shkruar ajo në Facebook.






