Pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që u bë të hënën, sot nga ora 11:00 vazhdon senaca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Kushtetuesja e urdhëroi Kuvendin të zgjedh kryetarin përmes votimit të hapur brenda 30 ditësh, me me jo më shumë se tri raunde votimi për të njëjtin kandidat.
Deri më tani nuk dihet nëse palët kanë lëvizur nga pozicioni i tyre apo gjendja do të mbetet e njëjt.
I vetmi deklarim lidhur më këtë është ai i presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka vlersuar se konstituimi i Kuvendit është urgjencë shtetrore dhe se ka shumë rëndësi të krijohen instiotucionet e reja.




