Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar, në një akdsiden trafiku të ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjurgjevik i Madh i Klinës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka deklaruar për Sinjalin se në aksident janë përfshir një autobus i udhëtarëve dhe një veturë.
Nga ky aksident gjashtë persona janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencë të Spitalit Rajonal të Pejës, ku për njëri nga ta, mjeku kujdestar e ka kanstatu vdekjen.
Gashi bëri të ditur se për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.





