Pas aksidentit me fatalitet që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Dollc të Klinës ka reaguar kompania “Pranvera Tours”, duke bërë të ditur se shoferi dhe pasagjerët e tyre kanë marrë ndihmën e nevojshmë mjekësore dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.
Kompania ka shprehur ngushëllime për shoferin e veturës i cili ka humbur jetën.
“Ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e tij në këtë moment të vështirë. Shoferi dhe pasagjerët tanë kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut.” Thuhet në reagim.





