Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar, në një aksident trafiku të ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjurgjevik i Madh i Klinës. Policia e Kosovës ka informuar se në këtë aksident ishin të përfshira një autobus dhe një veturë me targa vendore. Si shkak i aksidentit dyshohet të jetë mospërshtatja e shpejtësisë dhe kushteve të rrugës duke humbur kontrollin mbi automjet dhe ka kaluar në shiritim për lëvizje nga ana e kundërt duke goditur autobusin në pjesën ballore.
“Si pasojё e aksidentit, drejtuesi i automjetit pёr shkak tё lёndimeve trupore ka ndёrruar jetё, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa lëndime trupore kanё pёsuar pesё (5) persona, tё cilёt janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor. Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i cili po ashtu ishte në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.” Thuhet në njoftim.





