Klubi nga Gjilani, Fc Drita, sonte pret klubin nga Luksemburgu Differdange në përballjen e parë të fazës play-off të Ligës së Konferencës.
Pas eleminit nga kualifikimet për Ligën e Europës, Drita sonte ka përballjen e parë të fazës play-off për Ligën e Konferencës.
Ekipi nga Gjilani, ka shfaqur forcën e saj në disa përballje të forta me Copenhagen dhe FCSB, por kishte mungesë fati që të vazhdojë kualifikimin në dy garat e mëdha europiane si Liga e Kampionëve dhe Liga e Europës.
Fc Drita ka kujtime të mira nga përballjet e kaluara me Differdangen, të cilin e kishte mposhtur dy herë në korrik – fillimisht 1-0 në Gjilan dhe më pas 3-2 në Luksemburg.
Ndeshja do zhvillohet sonte në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë me fillim nga ora 20:00.




