Ambasada Gjermane në Prishtinë ka bërë të ditur vizitën zyrtare të Johann Saathoff, Sekretar Parlamentar i Shtetit pranë Ministrit Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, i cili do të qëndrojë në Kosovë më 22 dhe 23 gusht 2025.
Të premten sekretari Parlamentar i Shtetit do të vizitojë iniciativën kryesore Inovacion dhe Parkun e Trajnimeve në Prizren (ITP), një projekt model i përkushtuar ndaj ndërmarrësisë, inovacionit, zhvillimit të bizneseve dhe përmirësimit të aftësive.
Kjo vizitë thekson angazhimin e vazhdueshëm të Gjermanisë për të nxitur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunimin bilateral.




