Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se buxheti komunal për vitin fiskal 2026 do të arrijë në 867.6 milionë euro, duke shënuar një rritje të konsiderueshme krahasuar me vitin e kaluar dhe mbi 320 milionë euro më shumë se në fillim të mandatit.
Sipas tij, asnjë komune nuk do t’i ulet buxheti dhe do të marrë së paku të njëjtën shumë si në vitin 2025.
“Qeveria për komunat!”, përfundon Murati në postimin e tij.





