Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërije Nagavci, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se janë pranuar gjithsejt 144,337 aplikime për subvenionimin e teksteve mësimore brenda gjashtë ditësh nga hapja e aplimimit.
Sipas Nagavcit, verifikimi i aplikimeve nga ana e koordinatorëve të shkollave po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe efikase.
Deri më tani, janë verifikuar 73,064 aplikime, pa raportime për ndonjë ankesë nga prindërit, çka sipas ministres dëshmon për funksionalitetin dhe transparencën e sistemit.
“Procesi po zhvillohet pa pengesa, dhe deri tani nuk është pranuar asnjë ankesë nga prindërit, çka dëshmon për funksionalitetin dhe transparencën e sistemit”, ka shkruar Nagavci.





