Deputeti nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, sot ka mbajtur një konferencë për media para Gjykatës Kushtetuese. Konferencë e paralajmëruar në mesditën e sotme.
Në këtë konferencë, Tahiri ka njoftuar se sot kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për anulimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, që sipas tij në mënyrë të dhunshme detyron bizneset të dalin në treg të lirë të energjisë.
“Sot në emër të PDK-së në mbrojtje të interesit publik, në mbrojtje të qindra mijëra vendeve të punës, në mbrojtje të ekonomisë së vendit tonë. Sapo dorëzuam kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e vendimit të ZRRE-së, e cila në mënyrë të dhunshme nxori rreth 1300 biznese në të ashtuquajturin treg të lirë, sepse në Kosovë nuk ka treg të lirë, duke rrezikuar rreth qindra mijëra vende pune në vendin tone.” – tha Tahiri
Sipas Tahirit kjo kërkesë u bë për të mbrojtur interesin publik, për të mbrojtur qindra e mijëra vende të punës dhe për të mbrojtur ekonominë e vendit.
Tahiri shtoi se fillimisht kërkuan një masë të përkohshme nga Gjykata Kushtetuese, në mënyrë që të pezullohet implementimi i këtij vendimi dhe pastaj të shqyrtohet




