Organizata e Veteranëvë të Luftës së UÇK-së, ka njoftuar se më 14 shtator do mbajnë protestë në Hagë.
Sipas njoftimit protesta organizohet nga mërgata shqiptare dhe mbështete nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, duke kërkuar lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta do të zhvillohet në orën 14:00.
Trupi gjykues gjatë konferencës statusore që u mbajt në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë deklaroj se më 15 shtator 2025, mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së do të nisë paraqitjen e provave për rastin e saj





