Bashkim dhe Xhemajl Emini janë liruar nga mbajtja e padrejtë nga autoritetet serbe dhe tani janë duke u kthyer në Gjermani, pranë familjes. Ky lajm është konfirmuar nga nipi i tyre Enver Hoxha në rrjetin social Facebook.
Rikujtojmë se të dy vëllezerit nga Rahoveci ishin arrestuar një javë më parë ë kufirin Serbi-Hungari, me pretendimin e autoriteteve serbe se kishin marrë pjesë në rrëmbimin e një personi serb në vitin 1999 në Rahovec. Pas lirimit, nipi i familjes Emini ka shprehur falënderime publike për të gjithë ata që u angazhuan në këtë rast.





