Një aksident trafiku me pasoja fatale është raportuar sot rreth orës 15:50 në fshatin Jabllanicë të komunës së Gjakovës.
Sipas informacioneve, një mashkull i moshës madhore ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar. Si pasojë e aksidentit, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.




