“Seanca për konstituimin e Kuvendit nuk po dështon më për munges numrash, por për mungesë vullneti politik dhe përgjegjësie”.
Kështu deklaroj Eugen Cagolli nga KDI duke shtuar se seanca e sotme ishte thjesht një episod tjetër i absurditetit parlamentar.
“Propozimi i kandidaturave pa marrëveshje politike – madje për herë të tretë nga radhët e ekzekutivit, edhe kur dihet se nuk ka vota për to nga partitë e tjera – është veç insistim në bllokadë”tha Cakolli.
Cakolli tutje tha se problematik tjeter mbete edhe sjellja e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, jokonsistente dhe arbitrare, i cili sipas tij për një muaj rreth shkeli Kushtetutën me udhëheqjen e seancës.




