Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim kufitar të orës 17:35, pritjet për dalje nga Kosova vazhdojnë të jenë të gjata.
Në Jarinje pritjet shkojnë deri në 90 minuta me kolonë automjetesh deri në 1 kilometër.
Pritjet në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 30 minuta.
Kurse në pikat tjera kufitare, gjendja paraqitet më e qetë dhe me më pak pritje.




