Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, para nisjes së seancës konstituive, tha se me shefen e grupit parlamentar të kësaj partie, Time Kadrijajn, do të kërkojnë një takim para seancës me shefat e grupeve të partive të tjera dhe kryesuesin e seancës.
“Do të flasim për kandidaturën, që do të jetë një kandidaturë unifikuese”, u shpreh ai.
Sipas tij me mirë është që të jetë një kandidat unifikues, duke shtuar se LVV ka shumë kandidatë të cilet do kishin mundur të i votojnë.




