Deputeti I LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar situaten politike ne vend para seancës konstituive, duke theksuar se vendimet politike nuk mund të zëvendësohen me ato gjyqësore. Tutje shtoi se Kosova ndodhet në një ngerç serioz dhe kërkoi ndërtimin e një marrëveshjeje politike e cila do të mundësonte zgjedhjen e organeve institucionale.
“Po shfrytëzohet e drejta për propozim. Nuk kemi kurgjë të re, duke shfrytëzuar të drejtën për propozim e zbatojmë vendimin e Gjykatës. Duhet me konfirmu që vendimet politike nuk i zgjidhin gjykatat, sepse po shihet e pamjaftueshme që me shfrytëzu të drejtën e propozimit pa e siguru votën. Është pozicion i shkurtë politik. Uroj që me kalu këtë kulminacion politik partia e parë dhe me ndërtu një marrëveshje e cila i garanton të propozuarit që mund të zgjidhet.” U shpreh Haziri.
Per momentin Kosova sot nuk ka as Kuvend, as Qeveri, nuk ka legjitimitet të plotë as pushteti lokal. Ndërsa për disa javë apo muaj as Presidentja nuk do ta ketë funksionin kshtuqe Kosova do të hyjë në një gropë të zezë institucinale, e cila nuk mund të parashikohet, ka paralajmëruar deputeti i LDK-së.




