Ministri Izraelit i Mbrojtjes Israel Katz, u zotua se do ta shkatërrojnë qytetin e Gazës nëse Hamasi nuk pajtohet të çarmatoset, nuk liron pengjet dhe nuk i jep fund luftës sipas kushteve të Izraelit.
“Së shpejti, dyert e ferrit do të hapen për kokat e vrasësve dhe përdhunuesve të Hamasit në Gazë – derisa ata të pajtohen me kushtet e Izraelit për t’i dhënë fund luftës, për lirimin e të gjitha pengjeve dhe çarmatosjen e tyre”, shkroi ai në rrjetet sociale.
“Nëse ata nuk pajtohen, Gaza, kryeqyteti i Hamasit, do të bëhet Rafah dhe Bei Hanun”, shtoi ai, duke iu referuar dy qyteteve në Gazë që kanë pësuar shkatërrim në masë gjatë operacioneve paraprake izraelite.
Më herët gjatë javës, Ministria izraelite e Mbrojtjes autorizoi thirrjen e pothuajse 60.000 rezervistëve për të ndihmuar në marrjen e Qytetit të Gazës.




