Kreu i PDK-së Memli Krasniqi ka deklaruar pas ndërprerjes së seancës se VV po e zvarrit qëllimshëm konstituimin e Kuvendit.
Sipas tij, është bërë e qartë se VV po vjen në seanca vetëm për të humbur kohë dhe për të shtyrë afatin 30-ditor, duke e thelluar krizën institucionale.
“Janë edhe 35 kandidatë të tjerë që ka VV që po të viheshin në votim, ndoshta sot do të kishim të zgjedhur edhe kryetarin edhe konstituimin e Kuvendit. Nëse dikush ka pasur dyshimin më të vogël që VV-ja ka pasur përpjekje të vërtetë, u bë e qartë se një gjë e tillë u vërtetua. Vetëm po vijnë në seancë për të humbur kohë dhe për të zvarritur këtë 30-ditësh, për të hyrë në thellim të krizës. Me vetëdije nuk po dëshirojnë të konstituojnë ministrat. Nuk kanë shansë të marrin vota.” – deklaroi Krasniqi.




