Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj para fillimit të seancës për konstituimin e Kuvendit ka deklaruar se qendrimi i partisë së tij mbetet i njejtë dhe se nuk do të votojnë për asnjë subjekt që ka qenë pjesë e qeverisë aktuale të Kosovës.
Qalaj ka shtuar se janë në pritje të një iniciative të qartë që të krijohet shumica parlamentare, e cila sipas tij krijohet me marrëveshje.




