Votuesit jashtë Kosovës mund të regjistrohen për votim me postë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale deri më 29 gusht 2025.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur dy mënyrat e aplikimit, njëri pëmes platëformes elektronike të KQZ-së, në adresen: https://diaspora.kqz-ks.org, dhe tjetrën përmes postës, duke dërguar formularin e aplikimit në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.
“Nga data 23 korrik deri më 22 gusht 2025, përmes platformës elektronike janë pranuar gjithsej 16,902 aplikime, prej të cilave janë aprovuar 13,360 dhe janë refuzuar 3,542 aplikime.
Shumica e aplikimeve të refuzuara kanë munguar dokumentacionin e nevojshëm që dëshmon adresën e banimit jashtë Kosovës, si p.sh. dokument identifikues me adresë, vërtetim nga autoritetet lokale, kontratë qiraje, faturë shërbimesh, ose dokumente të tjera të ngjashme”, thuhet në njoftim




