Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Xhaferi u shpreh se asnjëherë nuk ka votuar kundër me më shumë kënaqësi se sot Hekuran Muratin, ku sipas ti Murati ka bllokuar me qëllim buxhetin e Prishtinës, ka penguar ekonominë e vendit.
“Njerëzit me qasje të tillë duhet të largohen nga udhëheqja politike. Problemi i ecjes përpara në Kosovë është mendësia e prapambetur politike”, ka shkruar Xhaferi.





