Në 48 orët e fundit, gjashtë persona kanë humbur jetën në rrethana të dyshimta, shumica e të cilave dyshohet se janë vetëvrasje.
Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, në një intervistë për Ekonomia Online, ka shprehur shqetësimin për mungesën e statistikave zyrtare dhe theksoi se situata është alarmante.
“Realisht këto të gjitha kanë qenë vdekje të dyshimta, por në këto raste, nga informatat që kemi, numri më i madh i tyre janë vetëvrasje të dëshmuara. Për të tjerët, duhet një raport i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Është e keqe se pasi po bëhet publik një lajm për një vrasje të supozuar, atëherë rasti po kalon në procedura gjyqësore dhe rasti heshtet”, tutje ai shtoi se rritja e numrit të vetëvrasjeve është shumë shqetësuese për faktin se pas përfundimit të luftës, ka qenë një situate shume e rëndë post-traumatike, ka pasur më pak vetëvrasje.
Shala kritikoi institucionet për mungesën e mekanizmave parandalues dhe theksoi se përgjegjësia për trajtimin e rasteve të vetëvrasjeve është institucionale.





