Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen, për të votuar në zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 12 tetor 2025.
Ai thekson se zgjedhjet lokale po afrohen dhe siq thot Kurti, t’i bëjëm komunat e Kosovës shembull të qytetarisë, të zhvillimit dhe qeverisjes së mirë.
Kurti kujton mërgimtarët se afati për regjistrim është deri më 29 gusht, dhe procesi është i lehtë, duke bërë apel që të mos e humbin mundësin për të kontribuar me votën e tyre.




