Në tregun e transferimeve të verës në futboll, Juventus ishte i gatshëm të transferojë yllin kosovar Edon Zhegrovën nga Lille.
Sipas gazetave italiane, gjithçka ishte gati për transferimin e Zhegrovës tek Juventus.
Mirëpo si duket, jo gjithçka ishte gati.
Lille nuk e ka ndërmend ta shesë Zhegrovën tek Juventusi, të paktën kështu ka thënë presidenti i Lille, Olivier Letang.
“Edon Zhegrova do të qëndrojë me ne këtë sezon,” u shpreh Letang në prag të ndeshjes së Ligue 1 kundër Monacos.
Ai gjithashtu zbuloi se kishte pasur disa biseda të kaluara me drejtuesit e Juventusit, por ato nuk u konkretizuan.
“E njoh shumë mirë Damien Comollin dhe kemi folur disa herë që kur ai mori drejtimin e Juventusit. Pati disa shkëmbime disa javë më parë dhe dera ishte ndoshta më e hapur atëherë, por sot qëndrimi im është i qartë. Edoni qëndron,” përfundoi presidenti i Lille.
Kjo ishte një goditje e papritur për Juventusin, që ishte interesuar shumë për yllin kosovar, kjo i detyron bardhezinjtë të shikojnë alterrnativa tjera sa i përket repartit ofansiv.




