Edhe pas dy aktgjykimeve të Kushtetueses, Kuvendi ka mbetr i bllokuar.
Deputetët e legjislaturës së nëntë do mblidhen nesër, në përpjekjen e 57- të përtë konstituar Kuvendin. Seanca fillon nga ora 11:00.
Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka nxjerr tre emra, si paratia që ka të drejtën e propozimit të kandidatit.
Deri më tani Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla dhe Hekuran Murati ishin emrat e propozuar nga LVV-ja, tëë cilët nuk i morën votat e mjaftueshmë për të qenë në krye të Kuvendit.
Ende nuk dihet emri i kandidati që do të propozohet nesër nga Lëvizja Vetëvendosje, për kryeparlamentar.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese i njejti kandidatë nuk mund të propozohet më shumë se tri herë.




