Për pritje të gjata në disa pika kufitare të vendit ka njoftuar Qendra për Menaxhimin Kufitar.
Sipas përditësimit të fundit, në pikën kufitare në Merdarë, pritjete për të dal nga Kosova janë deri në 2 orë e 30 minuta kurse tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 1 orë e 20 minuta.
Ndërkaq në Jarinjë pritjet për të dal nga Kosova janë deri në 50 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet normalisht dhe pritjet janë në suazat e zakonshme.





