Boksierja Donjeta Sadiku po merr pjesë në kampin elitar stërvitor në Sheffield të Anglisë ku po përgatiter për Kampionatin Botëror 2025.
Kapionati Botëror 2025 do të mbahet nga 4 -14 shtator në Liverpol.
Sadiku ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror 2022 në Stamboll, dhe të njëjtën medalje në Kampionatin Evropian 2022 në Budva.
Ajo shkëlqeu edhe në Bullgari, Belgjikë dhe Varshavë duke fituar medaljet e arta nga të tre tunrnetë.




