Alban Krasniqi, anëtari i KQZ-së nga rradhët e Vetëvendosjes, ka shfaqur mesazh interesant në mbledhjen e sotme të KQZ-së: “Po pluralizmit, Jo terrorizmit”.
Ky veprim i tij erdhi si reagim ndaj vendimit të PZAP-së (Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa), i cili ka kërkuar që Lista Serbe të çertifikohet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
PZAP thekson se KQZ nuk ka të drejtë të refuzojë ose të mos certifikojë në mënyrë arbitrare, pa shpjegime, një subjekt politik ose kandidat.




