Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Gjermanisë, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, Zyra e BE-së në Kosovë dhe AGK, në nderim të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës.
Me këtë rast, në fjalën e tij, ai tha se duke festuar këtu sot, ne bashkohemi jo vetëm me ata në Ukrainë, por edhe me njerëz në mbarë botën, në shënimin e 34-vjetorit të pavarësisë së një vendi që është bërë njëkohësisht më i famshmi në Evropë sot dhe një masë me të cilën gjykohet siguria e kontinentit tonë.
Para të pranishmëve të shumtë, në fjalën hyrëse, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, Kryeministri Kurti, ka uruar gjithë ukrainasit, duke konfirmuar se Kosova qëndron në solidaritet me Ukrainën në këtë rast solemn, e përkushtuar për të mbështetur pavarësinë dhe sovranitetin e saj në të gjithë territorin e saj dhe synimin për një të ardhme të sigurt, demokratike dhe paqësore.




