Sot, në ambientet e Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, u mbajt mbledhja e radhës me anëtarët e KBI-së, e cila u udhëhoq nga Kryetari, Sead Paqarizi.
Në këtë mbledhje, përveç çështjeve të rregullta që lidhen me veprimtarinë e Këshillit, u diskutuan edhe tema të rëndësishme për funksionimin dhe zhvillimin e jetës fetare në komunën e Malishevës.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe anëtari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, njëherit Kryetar i KBI-së në Gjakovë, Dr. Valon Myrta, i cili me fjalën e tij ndau përvoja e mendime të vlefshme për avancimin e punës së Këshillit.
Ky takim u karakterizua nga fryma e bashkëpunimit dhe përkushtimit të përbashkët për të forcuar rolin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë dhe për të qenë sa më afër besimtarëve.




