Lojtari i Dukagjinit, Mërgim Pefqeli, është shpallur lojtari më i mirë I javës së dytë në Superligën e Kosovës në futboll.
Vlerësimi I tij u bë nga komisioni I veteranëve të futbollit, pas paraqitjes së shkëlqyer të tij në ndeshjen e djeshme ndaj GJilanit.
Pefqeli dha një gol të bukur me kokë në fitoren e Dukagjinit me rezultat 2-0, duke u bërë protagonist I fitores.
Pefqeli emocionoi me deklaratën e tij ku u shpreh se “fitoren dhe yllin e javës ia dedikon babait të ndjerë që kishte ditëlindjen”




