Në një intervistë për televizionin polak “TVP World”, ajo tha se partitë politike duhet t’i lënë dallimet anash dhe të vendosin interesin e vendit para. Të tentojnë të formojnë një koalicion të shumicës parlamentare e cila e dergon Kosovën para.
Osmani tha se shkaku i kësaj bllokade politike, po humben projekte të Bashkimit Evropian, po humben dritare të mundësive me administratën e re të SHBA-së, për të cilat është punuar.
“Shumica e marrëveshjeve duhet të shkojnë në Kuvend për t’u ratifikuar e në Qeveri për zbatim. Njerëzit e Kosovës duhet të kenë një qeveri efikase me fuqi të plotë”.
Ajo shtoi se Kosova nuk e ka luksin të qëndrojë aq gjatë pa institucione.
“Do të ketë shumë që thonë Belgjika ka dy vjet pa qeveri, Austria ka 6 muaj. E kuptoj, por ne nuk e kemi luksin me prit aq gjatë. Ne duhet vërtetë të ecim para me reforma, me anëtarësim në organizata”, tha Osmani.




