Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar të orës 09:10 minuta, në pikën kufitare në Merdarë, pritjet për të dal nga Kosova janë deri në 1 orë e 20 minuta deri në 2 orë, kurse tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 40 minuta.
Ndërkaq në Jarinjë pritjet për të dal nga Kosova janë deri në 10-15 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet normalisht dhe pritjet janë në suazat e zakonshme.




