Mbrotja e ish-presidentit Hashim Thaqi ka dorëzuar më 18 gusht një kërkesë të re në Gjykatën Speciale, ku kërkon heqjen e aktakuzës së re që e ngarkon atë për pengim të drejtësisë.
Në këtë kërkesë drejtuar Apelit, ekipi mbrojtës ka kërkuar anulimin e vendimit të mëparshëm të gjykatës dhe të deklarojë se gjykatësi paraprak nuk kishte kompetencë për nxjerrjen e aktakuzes së re.
Në bazë të këtyre argumenteve, avokatja Sophie Menegon, që e përfaqëson Thaçin, ka kërkuar nga Kolegi i Apelit “që të konstatohet se gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka pasur kompetencë për të ngritur aktakuzën në Rasti 12, dhe për këtë arsye, mbrojtja kërkon që aktakuza të hidhet në tërësi”.
Ndërkaq, ndaj Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale rëndojnë gjithsej 21 akuza, të ndara në dy raste: 10 për krime lufte dhe 11 për pengim të administrimit të drejtësisë.




