Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar i Kuvendit të Kosovës, tha se kjo është fitore e injorancës dhe gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj.
Abdixhiku shtoi se me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë votuesit e popullin e Kosovës si dhe LDK aspiron më lartë ashtu siç duhet edhe Kosova.
“Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë”, shkroi në Facebook, Abdixhiku.





