Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur pas ndërprerjes së seancës konstituive, ku ka shprehur qëndrimin për votat e AAK-së dhe PDK-së për votat pro Bashës në zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Abdixhiku i quajti këto vota si “gabim trashanik” dhe që LDK “s’mund të jetë e lumtur me kualitetin e njerëzve që përfaqësojnë këto institucione”.
‘‘E ndjej si gabim trashanik votën e dy partive tjera të ish opozitës PDK e AAK që institucioneve të Kosovës të u japin një emër të tillë. Megjithatë ky është vullnet 73 deputetëve shumicës, LDK e respekton këtë vullnet por s’mund të jetë e lumtur me kualitetin e njerëzve që përfaqësojnë këto institucione” – deklaroi Abdixhiku




