Të hënën u konfirmua zyrtarisht se talenti i ri, Leon Avdullahu, ka vendosur t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës, duke refuzuar përfundimisht mundësinë për të përfaqësuar Zvicrën.
Ky vendim i shumëpritur u shoqërua me reagime të shumta: me një zhgënjim nga drejtori i kombëtares së Zvicrës e po ashtu debate në mediet zvicerane, por me entuziazëm dhe krenari në Kosovë dhe mbarë trevat shqiptare.
Një nga figurat publike që reagoi menjëherë ndaj këtij lajmi ishte këngëtari i njohur Blero.
Këngetari shkruan “Faleminderit vëlla që tregove gjakë shqipëtari dhe krenari. Ke bërë përzgjedhjen e duhur sepse ti je Dem Baba Dem”.
Duke shtuar se tek Kombëtarja e Kosovës ka dhënë një shembull më të mirë për lojtarët e tjerë.
“In you we trust” ka shkruar Blero në rrjetin social Instagram.





