Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur para fillimit të seancës konstituive të sotme ku ka thënë se partia e tij ende s’ka marrë vendim nëse do të votojë pro Dimal Bashës.
“S’e di për besë. S’kemi vendosur, tash kam ardhur më herët pak për ta sqaruar. Kemi mundësi përpara ta vlerësojmë çdo kandidaturë” – tha Haradinaj.
Haradinaj tha se Basha nuk është në preferencat e AAK-së meqë tha se në krye të Kuvendit duhet të jetë një profil që e gëzon autoritetin e plotëve.
“Ne kemi preferencë, kishim preferuar Glaukun, i kemi përmendë preferencat tona. Dimali s’është në preferencën tonë. Ta shohim. Do të kishim pasë dëshirë të jenë ata që i kemi cek, ka edhe tjerë. Ta shohim edhe për Dimalin. Profili i atij që udhëheq me Kuvendin mirë kish me qenë i atij që e gëzon autoritetin dhe respektin e plotëve. Mund t’ia japim edhe Dimalit, por mendoj që edhe VV ka opsione të tjera. Ta shohim”.




