Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se me këtë zgjedhje nuk është e kënaqur as Vetëvendosje , as qytetarët, as PDK-ja, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se fjalën që e kanë dhënë e kanë mbajtur sot. Sipas tij, nuk janë të lumtur që Dimal Basha është kryetar i Kuvendit. Ka deklaruar se madje as deputetët e Vetëvendosjes nuk janë të lumtur.
“I patë me fytyra të varura”, tha ai për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kraniqi shtoi se VV-ja u ka humbur kohë që të merren me tema që u interesojnë qytetarëve. Si kandidatë më të mirë për të marrë pozitën e kryekuvendarit Krasniqi përmendi emrin e Glauk Konjufcës, Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimi.




