Ambasadori gjerman në Kosovë nuk po sheh zgjidhje institucionale edhe pas zgjidhjes së Kryetarit të Kuvendit.
Në një prononcim për media, Jorn Rohde tha se nuk po duket se ka vullnet të mjaftueshëm politik për zgjidhjen e krizës.
“Këtë mëngjes pata pak shpresë që kriza do të tejkalohet, por për momentin nuk po duket ashtu. Ndoshta sepse nuk ka vullnet të mjaftueshëm politik në mesin e protagonistëve për të gjetur një zgjidhje”, tha Rohde.
Ai tha se kjo situtatë është e keqe për Kosovës sepse po rrezikohen fondet e jashtme duke shtuar se na duhen institucione funksionale si Parlamenti ashtu edhe Qeveria.




