Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka uruar Dimal Bashën për zgjedhjen e tij kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Ajo i ka uruar suksese në detyrë dhe ka vlerësuar këtë hap drejt ndërtimit të institucioneve të reja demokratike.
“Urime e sukses Kryetarit të ri, të sapozgjedhur, të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha! Përgëzime Kuvendit të Kosovës, për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve. Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit tē Kosovës, për të mirën e qytetarëve tanë, për mbështetjen e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona, dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon”, ka shkruar Spiropali.





