Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deri tanishëm të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ushtrues të detyrës së Ministrit të Drejtësisë.
Në njoftim thuhet se Sallahu është emëruar në këtë pozitë pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut në pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës.
“Kryeminstri Kurti e uron z.Sallahu për përgjigjësimë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave”, thuhet në njoftim.




