Ish-Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Krasniqi, ka komentuar dorëheqjen e Liburn Aliut nga detyra e Ministrit të Infrastrukturës duke e quajtur këtë veprim si të drejtë por të vonuar.
Sipas Krasniqit ky është momenti që ata që kanë dinjitet dhe e duan krenarinë dhe të drejtën, të distancohen nga politika degraduese e Albin Kurtit.
Dardan Krasniqi njihet si kritikues i Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.




