Sot, në ambientet e Partisë Demokratike të Kosovës, kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi, ka pritur në takim emisarin francez për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz, dhe ambasadorin francez Olivier Guerot.
Ata kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, derisa Krasniqi ka theksuar se është e nevojshme që shteti të ecë përpara.





