Sot u prezantua aneksi i metodologjisë së punës së Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës, i cili do të shërbejë për dokumentimin e krimeve ekonomike të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Në këtë ngajrje, kryeminsitri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe drejtori ekzekutiv i IKKL-së, Atdhe Hetemi, e kanë cilësuar këtë hap si një arritje e rëndësishme për drejtësi dhe kujtesën kolektive.
Kryeministri në detyrë, tha se ky proces është i domosdoshëm për viktimat dhe për të ardhmen e shoqërisë kosovare. Ky dokument do të jetë udhërrëfyes për mbledhjen e fakteve, duke garantuar që puna përfundimtare të jetë edhe e saktë dhe e unifikuar.
“Ky proces, është obligim moral ndaj viktimave dhe obligim kombëtar. Na shërben për ballafaqim për të kaluarën, dhe një të ardhme më të drejtë e më të qëndrueshme për shoqërinë tone”, u shpreh Kurti.
Ndërsa drejtori ekzekutiv i IKKL-së, Atdhe Hetemi, tha se Instituti tashmë ka një rrjet të gjerë rajonal, për mbledhjen dhe ruajtjen e materialeve mbi krimet e luftës.
“IKKL ka zyrën në Prishtinë dhe 6 zyra rajonale në gjithë vendin. Kemi krijuar një rrjet shtetëror për mbledhjen, verifikimin dhe ruajtjen e materialeve mbi krimet e luftës bazë kjo e domosdoshme për drejtësi dhe kujtesë”, deklaroi Hetemi.




