Një kontigjent i trupave paqeruajtëse nga Armenia është nisur nga Yerevani drejt Kosovës për t’iu bashkuar misionit të KFOR-it. Përcjellja e tyre u bë nga Zyrtari i lartë i mbrojtjes amerikan, koloneli Crowe.
Në një njoftim të Ambasadës së SHBA-së në Armeni, theksohet se ky shtet ka dëshmuar në mënyrë të vazhdueshme përkushtimin e tij për paqen dhe stabilitetin rajonal, duke kontribuar me trupa në KFOR.
“Armenia mbetet një nga kontribuesit më të mëdhenj jo-anëtarë të NATO-s në KFOR, duke tejkaluar edhe disa shtete anëtare të NATO-s dhe BE-së. Ky përkushtim i vazhdueshëm thekson rolin e Armenisë si një partner i besueshëm në operacionet rajonale të sigurisë dhe gatishmërinë e saj për të punuar përkrah forcave aleate”, thuhet në njoftim.




