Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar fuqishëm dhe shpreh keqardhje që kryeparlamentari Dimal Basha e ka nisur postin e tij të ri e shumë të rëndësishëm duke sulmuar mediat.
Ky reagim erdhi pas deklarimit të Dimal Bashës se prej 6 vitësh, portalet dhe të ashtuquajturit gazetarë nuk kanë ndalur se ofenduari, duke akuzuar se kanë përdorur edhe burime nga gazeta të Beogradit.
“AGK-ja e fton zotin Basha të kuptojë përgjegjësinë që e bart posti i tij i ri, si një prej udhëheqësve kryesorë të shtetit, dhe të respektojë punën e gazetarëve dhe mediave.”, thuhet në reagim.
AGK tutje i bën thirrje Bashës që të tregojë transparencë për të kaluarën e tij dhe tu përgjigjet të gjitha pyetjeve dhe interesimit të mediave për aktivitetin para se të bëhej kryetar.





