Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka dalë sot me një reagim publik për të sqaruar akuzat që janë përhapur në media në lidhje me një punim akademik të tij nga viti 2012.
Akuzat kanë lidhje me një hulumtim të bërë nga Basha si student, për temën e “Depërtimit të islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, përfshirë Kosovën”.
Në konferencën për media, Basha ka theksuar se në punimin e tij nuk përmendet UÇK-ja.
“Dua të sqaroj para qytetarëve për akuzat e ulëta që janë ngritur kundër meje. Në vitin 2012 si student kemi dorëzuar hulumtime për publikim. Asokohe kam bërë hulumtim për cështjen e depërtimin e islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, por që gjithmonë ka pas në fokus Kosovën.”, deklaroi kryekuvendari.
Ai shtoi se edhe tema e diplomës në master në vitin 2013 e mbulon vetëm temën e “Depërtimin e islamit fundamentalist në Evropën Juglindore me fokus Kosovën”, nuk ka asnjë fjalë të vetme për UÇK-në. Iu përgjigj edhe akuzave që lidhen me emrin e Dick Martin, duke i quajtur ato shumë të ulëta dhe të pabaza.




