Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të pezullojë mbajtjen e takimeve me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe ministrat e kabinetit të tij, përkohësisht, deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqesuesi i Posaçëm i BE-së, Aivo Orav,në letrën drejtuar Kurtit më 8 gusht 2025, thekson se ky vendim pason aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës të 25 qershorit.
“Ky vendim riafirmon përkushtimin tonë ndaj sundimit të ligjit, llogaridhënies demokratike dhe integritetit institucional”, thuhet në letrën e Oravit që ka siguruar Telegrafi.
Orav shton se qëllimi i këtij vendimi është shmangia e pasigurive dhe keqinterpretimeve, siç ka ndodhur gjatë vizitës së fundit të përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.





